12.5 C
Tirana

Punonjësi i policisë ndërron jetë nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë fsheh lajmin

VENDI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, pasi një punonjës policie ka ndërruar jetë në repartin e kardiologjisë pas problemeve me zemrën.

 

Efektivi i policisë V.K, 49 vjeç i cili prej disa ditësh ndodhej në spitalin infektiv ku po trajtohej pasi ishte prekur nga COVID 19 ka shfaqur probleme me zemrën, dhe për këtë arsye ishte transferuar në spitalin e kardiologjisë ku dhe ka ndërruar jete ditën e sotme.

 

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk është raportuar si një vd ekje nga COVID 19.

 

V.K ka qenë punonjës në zyrën e Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë edhe në disa raste të tjera ka mohuar që vi ktimat e shtruara në spitalin infektiv kanë h umbur jetën nga COVID 19, duke raportuar se vd ekja e pacientëve të shtruar ka ardhur nga sëmundje të tjera shoqëruese, çka është një justifikim qesharak.

 

Në të gjithë botën pacientët që kanë h umbur jetën nga COVID 19 kanë patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, çka rrëzon teoritë apo alibitë mbrojtëse që përdor Ministria e Shëndetësisë, e cila po tenton që të manipulojë dhe fshehë shifrat reale me qëllim që të raportojë sa më pak vd ekje e më pas t’i shpallë masat e vendosura në vendin tonë si një histori suksesi.

- Advertisement -

TE FUNDIT