16.5 C
Tirana

Punësimi sezonal në Greqi/ Arrihet marrëveshja, ja si mund të aplikoni

VENDI

Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje sa u përket punëtorëve sezonal, ku pritet të përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë. Marreveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10. 000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota, shkruajnë mediat greke.

 

Punëtorët shqiptarë dotë punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë. Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Emigrantët nuk do të paguajnë asgjë dhe procedura bëhet në mënyrë urgjente. Pas disa ditësh mund të bëhen procedura e marrjes së punëtorëve.

 

Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë. Testet do të kryhen në Kapshticë ku në autobus do të vazhdojnë në zonat ku janë punësuar. Ndërkohë janë marrë masat për hotel për tu karantinuar deri sa të dalin përgjigjet e testeve.

 

Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme.

 

Ata do të bëjnë kontratën dhe më pas do të udhëtojnë si të tjerë. Është llogaritur që për 8 orë punë të jetë një pagesë 30 euro. Por ajo që është lejuar është edhe që mund të punojnë në turne të dyta.

- Advertisement -

TE FUNDIT