17.5 C
Tirana

‘Pse për ju është lapsus?’, Kryeministri ‘përplaset’ me Enkel Demin, gazetari e kap ‘mat’: Unë kërkova falje… edhe pse rrapi është rrap por ka lloj-lloj formash

VENDI

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i ftuar në një lidhje direkte nga gazetari Enkel Demi në emisionin e mëngjesit. Rama ka komentuar edhe raportin e fundit të publikuar për lirinë e mediave.

 

Në fjalën e tij, Rama tha se në Shqipëri media është e lirë që të thotë çfarë të dojë. Ndërsa kur u pyet lidhur me një emër konkret, kreu i qeverisë nuk pranoi që të veçonte gazetarët apo mediat që sipas tij shpifin.

 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për fasadë. Përsa i përket lirisë së medias besoj që Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet. Enkel Demi: Mund të më jepni një rast konkret

 

Edi Rama: Flas për median në tërësi. Është hapësirë e madhe, ka gjëra me vlerë po edhe shpifje. Kalojnë pa asnjë filtër. Pa asnjë faktim.

Enkel Demi: Pak a shumë si videoja e Spanjës Edi Rama: Ishte lapsus Enkel Demi: Pse për ju është lapsus dhe për ne është shpifje?

 

Edi Rama: Unë kërkova falje. Raportin nuk e kam parë, por në Shqipëri mund të thuash gjithçka por edhe shpifje.

 

Enkel Demi: Ju e thoni shpesh por kur ju kërkoj një emër konkret

Edi Rama: Gazetarët dhe mediat nuk janë të gjithë njësoj. Edhe pse rrapi është rrap por ka lloj-lloj formash. Në Shqipëri askush nuk pengohet të thuhet

 

Enkel Demi: Mos e thoni më në përgjithësi sepse Edi Rama është Rama nuk është Nard Ndoka. Edi Rama: Unë e nisa në përgjithësi sepse edhe raporti flet për përgjithësi.

- Advertisement -

TE FUNDIT