14.5 C
Tirana

Pse nuk e duan vetingun shqiptar në rajon?!

VENDI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përsëriti një ditë më parë se ata nuk do të bëjnë një veting si ai i Shqipërisë. Ai shkoi edhe më larg kur tha se ishte BE që e kishte pezulluar idenë e tyre për një veting si i Shqipërisë për shkak se nuk ka njerëz.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri në pritje i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ka dëshirë që të aplikojë një reformë vetingu në gjyqësor, por jo si modeli i Shqipërisë, që është shumë i avashtë.

U bë tre vite që procesi ka nisur në Shqipëri dhe akoma shqiptarët nuk po shohin të konkretizuar drejtësinë e re, për të mos thënë që këto ishin vite të vështira, pasi vendi mbeti pa gjykata.

Se çfarë ndodh me të tilla reforma, e parashikoi para pak ditësh Dushan Rjeliç, një nga ekspertët më të mirë të rajonit në Gjermani.

Kjo është një gjë që e ndesh shpesh, pra që ide të mira që vijnë nga qendrat e pushtetit në BE apo nga OSBE apo amerikanët, bëhen problematike në zbatim. Jo sepse mungon vullneti për këtë. Ashtu si Shqipëria, edhe Serbia u përpoq të kryente shumë shpejt një reformë në drejtësi.

Në fund gjykata i ka ripunësuar gjykatësit me probleme me të shkuarën. Kjo do të thotë, se një reformë në drejtësi ka nevojë për kohë dhe duhet kryer me shumë kujdes, ndryshe krijohen probleme.

- Advertisement -

TE FUNDIT