14.5 C
Tirana

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat ndërsa të tjerë i harrojnë ato?

VENDI

Lambert shpjegon se nëse dikush në mënyrë të rregullt ka mungesë gjumi, atëherë sasia e gjumit të tyre REM do të bjerë, duke e bërë më të vështirë për të mbajtur mend ëndrrat ditën tjetër.

Edhe veçoritë e personalitetit mund të jenë tregues nëse një person është apo jo i aftë për ti mbajtur mend ëndrrat e tij. Studiuesit gjithashtu kanë kërkuar për veçoritë më të zakonshme të personalitetit, karakteristikë e njerëzve që i mbajnë mend ëndrrat e tyre.

Në përgjithësi, njerëz të tillë janë të prirur të fantazojnë, të kenë mendim krijues si dhe të bien shpesh në meditim. Në të njëjtën kohë, personat që janë më praktikë dhe të fokusuar më shumë në gjërat që i rrethojnë janë të prirur të kenë vështirësi për ti mbajtur mend ëndrrat e tyre.

Kjo nënkupton që disa njerëz në mënyrë më të natyrshme kanë aftësi më të madhe për t’i mbajtur mend ëndrrat e tyre, pavarësisht cilësisë së gjumit.

Faktorë të tjerë, si stresi apo përjetimi i një traume, mund ti shkaktojë njerëzit të përjetojnë ëndrra të forta ose makthe që kanë më shumë gjasa ti mbajnë mend ditën tjetër. Për shembull, një person që po përjeton humbjen e një personi të dashur mund të ëndërrojë për vdekjen në detaje të imtësishme.

Mbajtja mend e ëndrrës ditën tjetër mund të ndikojë në humorin e personit dhe të shkaktojë më shumë stres apo ankth. Si një shkrimtar që fantazon dhe mediton rregullisht, kjo nuk më surprizon. Në fakt, me rritjen time ka evoluar edhe mënyra se si i shikoj ëndrrat e mia.

Gjatë pjesës më të madhe të fëmijërisë time, e shikoja veten time në vetën e tretë, pothuajse si një film. Pastaj, një ditë, fillova ti përjetoj ëndrrat nëpërmjet syve të mi dhe që atëherë kjo gjë nuk ndryshoi më.

Ndonjëherë më ndodh që ëndrrat e mia mbivendosen mbi njëra tjetrën, madje një ndodhi e një ëndrre të kaluar rishfaqet në një ëndërr aktuale. Kjo mund të jetë shenjë që truri im vazhdon ecurinë e tregimit gjatë gjumit tim.

- Advertisement -

TE FUNDIT