10.5 C
Tirana

PS “ndez” motorët e fushatës, aktori Gaz Paja shfaqet në krah të Elisa Spiropalit

VENDI

Partia Socialiste duket se tashmë ka “ndezur” motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare, nisur edhe nga porositë e kryeministrit Rama në mbledhjen e krerëve të bashkive ku u kërkonte siguronin sa më shumë vota.

 

Përfaqësuesit e PS-së kanë nisur nga puna. Ata kanë qenë të pranishëm në njësinë 13 ku kanë organizuar strukturat në këtë zonë. Në disa foto të postuara në rrjetet sociale të Ministres, njëherazi dhe kryetares së Tiranës Elisa Spiropali, veç ministrit të Diasporës Pandeli Majko është edhe aktori i humorit Gaz Paja, i cili njihet për mbështetjen dhe angazhimin e tij me të majtën.

 

STATUSI I SPIROPALIT

Me Pandin, Ervinin, Gazin si këshilltar bashkiak, dhe strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie. Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira. Procesi dinamik i riorganizimit në #PSTIRANË thelb të punës së kaqkohshme ka patur, ka dhe do të ketë vetëm komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë! #2021 #PërTiranënqëDuam #PërShqipërinëQëDuam.

- Advertisement -

TE FUNDIT