18.5 C
Tirana

Protestë e banorëve të një pallati të dëmtuar nga tërmeti: Riparimet të kota, ka dëmtime të rënda

VENDI

Banorët e një pallati të dëmtuar nga termeti i 26 nëntorit në lagjen numër 17 në qytetin bregdetar të durrësit protestuan këtë të enjte kundër ndërhyrjeve që do të kryej firma ndërtuese në këtë godinë.

Banorët deklarojnë se pallati ka pësuar dëmtime të rënda në strukturë dhe se firma nuk po i merr parasysh ato.

Sipas tyre, pallati eshte spostuar ne disa centimetra ndersa akuzojne inxhinieret e firmes ndertuese se nuk e kanë marrë parasysh një gjë të tillë.

Banoret i bënë apel autoriteteve që pallati t’i nnështrohet nje tjeter ekspertize te thelluar, pasi ata nuk mund të kthehen më aty për të jetuar nëse nuk u jepet garanci për qendrueshmërinë e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT