18.5 C
Tirana

Protesta te Unaza e Re, shoqërohen 15 protestues, mes tyre Klevis Balliu

VENDI

Gjatë protestës te Unaza e Re, të dielën janë shoqëruar në polici 15 persona, ku 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.
Mes të ndaluarve nga protesta te Unaza e Re është shoqëruar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.


Sipas njoftimit të policisë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

shtetasi
R.M. 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë S.M. 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; B.N. 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë K.Y. 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë B.N. 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë A.Th.38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë A.M. 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier; K.B. 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë


– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D. T.N. E.H. A.B. dhe Ç.M. nga Tirana.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.


Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.


Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg.


- Advertisement -

TE FUNDIT