16.5 C
Tirana

Prokuroria jep pretencën për dosjen “Babale”

VENDI

Prokuroria ka dhënë pretencën për Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim.

Kështu, për Ervin Salianjin është kërkuar dënim me 1 vit e 6 muaj burg, shërbim prove 3 vjet. Pezullimi i dënimit për Salinajin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.

Salianji dhe ish-deputetët e PD, duke ndjekur seancën. FOTO: A2CNN

Për Jetmir Olldashin u kërkua dënimi me 1 vit burgim, të konvertuar në punë me interes publik për 200 orë. 

Për Albert Veliun, të akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe për “kalim të paligjshëm te kufirit” është kërkuar dënim me 3 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për Fredi Alizotin 3 vite burg.

- Advertisement -

TE FUNDIT