16.5 C
Tirana

Prodhohet për herë të parë kontraceptivi për meshkuj

VENDI

Janë prodhuar për herë të parë kontraceptivët për meshkuj nga një kompani farmaceutike indiane. Ky preparat mjekësor nuk do të ketë efekte anësore dhe ka efikasitet për të paktën 13 vjet

Ky medikament do të frenojë fertilitetin tek meshkujt dhe do të ndalojë shtatëzanitë e padëshiruara. Kontraceptivi do të jetë me injektim dhe në fazën eksperimentale kanë marrë pjesë mbi 300 vullnetarë ku 97 përqind e tyre kanë pasur rezultate pozitive

Tashmë kërkohet vetëm aprovimi për prodhimin dhe nxerrjen në treg të këtij preparati. Gjithashtu është përmbyllur me sukses faza e fundit e testeve klinike për kontraceptivin për meshkuj nga Instituti Indian për kërkimin mjekësor (ICMR).

Nëse do të jepet aprovimi për prodhim dhe shitje, India do të jetë vendi i parë në botë nga ku do të bëhet tregëtimi i kontraceptivëve për meshkuj.

- Advertisement -

TE FUNDIT