11.5 C
Tirana

Probleme me kujtesën? Ja këshillat që duhet të keni parasysh

VENDI

Harresa është një shqetësim që shpesh herë shumë nga ne mund të përballen. Secilit mund ti ketë ndodhur që shpesh të ketë harruar telefonin në shtëpi, çelësat e makinës, ose ndonjë dokument të rëndësishëm.

Ajo që duhet të keni kujdes është kur vini re se herë pas here ndiheni konfuzë dhe keni boshllëqe në kujtesë. Kjo tregon se diçka nuk shkon dhe shumë shpejt problemi do të bëhet më i madh.

Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju mësojnë si të stërvitni trurin në mënyrë që të shmangni harresat.

Lexoni libra
Në këtë mënyrë jo vetëm që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.

Luani lojëra
Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.

Përdorni dorën e kundërt
Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.

Mësoni numrat e telefonit
Hani edhe për trurin tuaj
Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.

- Advertisement -

TE FUNDIT