POLITIKA E PRIVATËSISË

Me Politikat e Privatësisë A1-AL.COM sqaron se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë vizitorëve të kësaj webmedia. Kjo politikë vlen vetëm për A1-AL.COM

Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.

Në përputhje të plotë me Ligjin “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar), A1-AL.COMgaranton se pasi informacioni mbërrin në web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Me plotësimin e aplikimit online, ku përdoruesit i kërkohet psh, emri, IP, ky i fundit deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale, ndërsa në çdo moment i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë A1-AL.COM, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre.

Duke dashur që bashkëpunimi jonë të jetë i besueshëm dhe efiçent, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitor të faqes se A1-AL.COM mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj.