12.5 C
Tirana

Pritjes i vjen fundi, Tahiri futet në sallën e gjyqit

VENDI

Pritjes siç duket i ka ardhur fundi! Nga disa foto të publikuara nga LSA shihet teksa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po i afrohet sallës së gjyqit.

 

Teksa ndodhej prej disa orësh në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Tahiri bashkë me mbështetës të tij po futet ne sallë. Në pamjet në fjalë Tahiri shfaqet serioz, ndërsa që prej orës 16:00 ishte në pritje të vendimit final. Ish-ministri akuzohet per tre vepra penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

 

Kujtojmë se që prej orës 12:30 gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka ishin mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërsa dolën prej pas 9 orësh.

- Advertisement -

TE FUNDIT