10.5 C
Tirana

“Princesha luftëtare”/ Humb betejën me koronavirusin vajza 5 muajshe

VENDI

Do të kishte mbushur 5 muaj në 27 Prill, një vajzë e sapolindur në Nju Jork. Por ajo humbi betejën me Covid-19, në një betejë që zgjati 1 muaj. Voglushja është një nga viktimat më të reja të shkaktuara nga pandemia. Jay Natalie La Santa, vajza e një zjarrfikësi të Nju Jorkut ishte cilësuar edhe si “princesha luftëtare” sepse ka luftuar me shumë kurajo me sëmundjen, edhe pse nuk ja doli ta mposhtë.

Jay Natalie vdiq në një spital të Bronksit, ku ishte shtruar më 21 Mars për shkak të temperaturës së lartë. Vuante nga probleme të zemrës. Për vogëlushen është programuar një funeral virtual në FB më 2 Maj.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në SHBA, që nga 2 Prilli kanë vdekur 3 fëmijë të moshës 1-14 vjeç./Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT