15.5 C
Tirana

Presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi: Ka interes për të blerë aksionet e klubit

VENDI

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht, presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi është e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel.
Numri 1 i klubit shkodran deklaroi: “Në organizimin e këshillit bashkiak ka edhe probleme.
Për sa i përket administrimit të klubit, ne jemi munduar që skuadrës të mos i mungojë asgjë në aspektin financiar.
Jemi përpjekur që t’i japim prioritet administrimit teknik.Oferta për të shitur aksionet e klubit?
Unë kam thënë se do ta përmirësoj Vllazninë, për të konkurruar ashtu siç ka luajtur gjithnjë, pastër.
Sigurisht që ka pasur interes për të blerë aksionet e Vllaznisë.
Janë disa të interesuar, për të cilët shpresoj që të ketë një konkurrim të hapur.
Mendoj se deri nga mesi i muajit mars do të ketë edhe një vlerësim të aksioneve të Vllaznisë.
Më pas do të shohim se cili do të jetë investitori që do të bjerë dakord me shumën e kërkuar.
Ne kërkojmë privatizim të besueshëm dhe të plotë”, tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht, presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi./visport/

- Advertisement -

TE FUNDIT