14.5 C
Tirana

Presidenti Meta: Smë kërcet, ata janë rrëmujë për vete.

VENDI

Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta nuk i kërcet aspak nëse dekreti i tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare. Për kreun e shtetit dekretet e tij janë në fuqi, pavarësisht nëse botohen ose jo në Fletoren Zyrtare. U tentua ti hiqet presidentit kompetencën Kushtetuese. Qëllimi ishte të provokojmë Presidentin. Po nuk u botua dekreti? Kujt nuk po i kërcet për Fletoren. Shteti ka Kushtetutë, ka mbaruar kjo histori, nuk jemi Republikë noteriale. Kjo histori është e mbaruar. Dekretet e Presidentit edhe po të mos botohen hyjnë në fuqi menjëherë. Gjyqtare është ajo që ka bërë betimin te Presidenti, ka mbaruar kjo histori. Është gjëja më absurde që unë të merrem me histori të tilla. Unë kam bërë detyrën time në raport me ligjin, tha ai.

Ai e cilësoi të paligjshëm botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses. Në Fletoren Zyrtare është botuar ditën e shtunë. Hyri në mënyrë të paligjshme. Edhe ti i drejtohet drejtuesit të emisionit po te kesh mik drejtorin e mund të shkosh ta botosh. Noteren do ta ftoj një ditë për kafe për sjelljen profesionale që bëri, pasi u tregua shumë korrekte, tha ai. Ai kishte një përgjigje edhe për reagimin e kreut të KED Ardian Dvorani, që dje e cilësoi si mafioz. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërkohë që nuk paska shqetësim që bëhet pjesë e një plani mafioz për ti grabitur Presidentit kompetencën.

Ilir Meta nuk e kurseu sulmin edhe për ndërkombëtarët, teksa BE-ja përmes zëdhënëses Maja Kocijancic kërkoi sot që të tejkalohet ngërçi. Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët, le të vijë të më thotë se nuk e ka bërë kështu, kush ata që nuk i kanë sytë te kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtarë si Glover që tregoi të vërtetën për zgjedhjet. Reagim i zëdhënëses së BE? KE ka tre vite që na jep rekomandimin për negociatat pa kushte, aty është një rrëmujë, ca po ikin dhe ca po vijnë. Unë këtë kushtetutë e kam bërë me Venecian, tha ai.

Ta kalojë ca shqetësimi kam unë. Më bëjnë nder me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, pasi unë veprimet i kam bërë para shqiptarëve. Kuvendi sot përfaqëson kulmin sesi nuk duhet të jetë një institucion. Ata kanë tre vite që kanë bllokuar reformën dhe sakatuar. Ata atë punë kanë, sa herë bëj unë dekrete, ata bëjnë rezoluta. Ata bëjnë PPP e unë të kem frikë? Frikë nga Edi Rama do të kem unë? Nga SPAK i Edi Ramës dhe Ulsiut? Kaq mirë po ecën kjo reforma në drejtësi sa edhe Shqipëria po shkon kaq poshtë, tha ai në opinion.

- Advertisement -

TE FUNDIT