Presidenti Meta i drejtohet ambasadores amerikane: Nuk ndaloj askënd…

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun bullgar foli edhe për takimin e djeshëm mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

PUBLICITET

Ka një përpjekje për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese përmes praktikave ma fioze të falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë e cila është akuzuar për 4 vepra penale për të cilat ministrja vazhdon të jetë krenare.

Nuk ndaloj askënd që të rreshtohet në krahun e grupit të falsifikatorëve kushdo qoftë brenda apo jashtë vendit. Unë si President kam bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohet ashtu si është në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Se kush e ka minuar zbatimin e suksesshëm të kësaj reforme kush ka përkrahur miratimin e ligjeve antikushtetuese apo interpretime antikushtetuese si në rastin e prokurorit që u zgjodh me më pak vota se sa parashikohet në Kushtetutë të gjithë po e shohin tha Meta.

Unë jam krenar që kam qenë dhe mbetem gjithmonë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës që është votuar me 140 vota dhe me bekimin e ndërkombëtarëve shtoi Meta.

PUBLICITET