16.5 C
Tirana

Presidenti letër për KQZ: Sa deputetë ka Parlamenti?

VENDI

Presidenti i Republikës i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilën i kërkon të raportojë mbi numrin e deputetëve që aktualisht janë në Parlament, pas vendimit të deputetëve të opozitës për të dorëzuar në masë mandatet e tyre dhe zëvendësimit me emra nga listat e partive.
Në kërkesën drejtuar KQZ, Presidenti kërkon që t’i vihet në dispozicion edhe lista e deputetëve për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe lista shumëemërore e deputetëve në shkallë vendi.
Më herët, disa prej bashkive të djathta nisën të vënë në zbatim dekretin e Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar 30 qershorin e zgjedhjeve lokale. Përmes një letre drejtuar KZAZ nr.11, por që vë në dijeni edhe KQZ, Kryeministrin e Presidentin, kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ nr.11 pranë ambienteve publike dhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve. Letër e ngjashme është dërguar edhe nga kryebashkiaku i Matit Nezir Rizvani, që pritet të pasohet nga të gjitha bashkitë që drejtohen nga PD e LSI.
Burimi: A2CNN

- Advertisement -

TE FUNDIT