PRERJA E PEMËVE NË SHKODËR, ADEMI: PAMJE TË TILLA NUK KANË LIDHJE ME QYTETARINË DHE MBROJTJEN E VLERAVE TONA

Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin dhe prerjen e pemëve dekorative të rrugëve të qytetit të Shkodrës. Këtë e bën të ditur kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përmes një postimi në “Facebook” ku shprehet se këto veprime nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe se ky veprim është i paprecedent. Policia Shkodër po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave.

PUBLICITET

 

POSTIMI I PLOTË

Ky veprim është i paprecedent! Gjelbërimi, trotuari dhe rrugët janë e mira jonë publike e përbashkët, është qyteti ynë, shtëpia jonë e përbashkët.

Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin e prerjen e pemëve dekorative. Nga Komisariati i Policisë Shkodër janë kryer veprimet procedurialo – hetimore dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë Shkodër.

Nga Policia Shkodër po kryhen dhe veprime të tjera operative për zbardhjen e së vertetës, identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë!
Pamje të tilla, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë dhe mbrojtjen e vlerave tona!

PUBLICITET