10.5 C
Tirana

Prek të gjithë me mesazhin e tij, ish-banori i ‘Big Brother’ del pozitiv me koronavirus

VENDI

Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother Albania 4” ka dalë pozitiv pas testit të COVID-19.

Përmes një postimi ai shprehet se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Gjithashtu u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

Postimi i Petrit Bylykbashit

Te dashtunit e mi,Fatkeqësisht unë sot dola pozitiv në testin e koronavirus.

Me këtë postim, dua t’i lus krejt miqtë dhe mikeshat e mia, kolegë e bashkëpunetorë, të cilët i kam takuar eventualisht gjatë këtyre 2 javëve të fundit, e që mua mund të mos më kujtohen, të thërrasin numrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket për masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushtë tashmë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët.Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurtë, e ju mos u panikosni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpi.

Ju dua shumë!

Petrit Pjetër Bylykbashi
të enjten
Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme. …

- Advertisement -

TE FUNDIT