11.5 C
Tirana

Prej vitesh jeton në Korçë, gazetari i njohur shkodran: Ja si ndihem për VLLAZNINË

VENDI

Tonin Frroku është një nga gazetarët e njohur shkodran, që jeton në Korçë. Fitorja 2-1 e
Vllaznisë kundër Skënderbeut ka nxitur reagime të shumta dhe një nga njerëzit që ka folur është pikërisht gazetari shkodran.
Ai ka treguar emocionet që përjeton sa herë që shkel në stadiumin “Loro Boriçi”, por gjithashtu edhe shijen e hidhur që ndjen në çdo sezon ku
Vllaznia përpëlitet për mbijetesë.
“Unë sa herë vij në këtë stadium ndjej emocione. Sa herë vij për Vllazninë… Më vjen keq për këtë Vllazni.
Është një skuadër që në pjesën e dytë ishte e paktë në reagimin e vet.
Realisht si cilido shkodran, edhe unë nuk ndihem mirë.
Unë uroj të ketë dëshirë për Vllazninë që të ecë përpara, cilido që do të investojë për klubin shkodran.
Sic ishim në sezonin e kaluar në ‘përpëlitje’, edhe vëmendja financiare është e vogël. Uroj që Vllaznia të ngrihet në nivelin që duhet të jetë”,
është shprehur për mediat lokale të Shkodrës, Tonin Frroku pas fitores së Vllaznisë kundër Skënderbeut./newsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT