16.5 C
Tirana

Postribë zhvillohet aktiviteti historik dhe artistiko-kulturor.

VENDI

107 vjetori i rrethimit të Shkodrës nga serbo malazezët është përkujtuar në një aktivitet historik dhe artistiko kulturor i organizuar në Postribë nga shoqata që mban të njëjtin emër.

Mësuesi i historisë i kësaj zone Agim Thorja tregon se disa prej luftimeve të përgjakshme u zhvilluan edhe në fshatrat e Postribës por ushtria serbo malazeze dështoi ndaj qëndresës së postribakëve.

Gjatë periudhës së rrethimit të Shkodrës, sulmet e serbo-malazezëve vijuan në fshatrat e Postribës në beteja të përgjakshme por pa sukses sepse humbën mijëra ushtarë.

77 luftëtarë nga Postriba morën pjesë në mbrojtjen dhe ruajtjen e qytetit të Shkodrës në pikat më strategjikë në luftën me serbo malazezët.

Gjatë këtij aktiviteti në Postribë u shpërndanë çertefikata mirënjohjeje ndërsa morën pjesë edhe disa grupe artistike nga disa qytete të Shqipërisë duke sjellë momente të veçanta dhe emocionuese.

- Advertisement -

TE FUNDIT