POSTRIBË, 30 VITE DUKE KULTIVUAR QEPË!

Kujtim Plangaj, fermeri nga fshati Boks i njësisë administrative të Postribës .Prej 30 vitesh ai merret me kultivimin e qepës , e cila është shumë e kërkuar për vetë përbërjen kimike të saj mjaft të pasur që vjen si rezultat i strukturës së tokës dhe kushteve klimaterike të zonës. Prej disa ditësh në pacelën me 3 dynym ka nisur kultivimin e qepës dhe më pas magazinimin e saj për ta bërë gati për tregtim

 

Kujtimi thotë se prodhimi është rekord por cmimi tepër u ulët për kilogram nuk e shpërblen mundin që duhet për ta mbjellë atë.

 

Kujtimi tregon se dikur zona e Postribës ka eksportuar qëpët jashtë vendit ndërsa sot për shkak të importit nga jashtë është bllokuar cdo gjë

 

Kujtim Plangaj shpreson që këtë prodhim ta shesë përgjatë muajve të verës, përndryshe ka frikë se mund të dështojë si një vit më parë.

 

Kujtim Plangaj ka ndërtuar një magazinë për strehimin e qepës, ndërsa kjo nuk mund të jetë zgjidhje pasi me kalimin e kohës qepët bien nga pesha, duke e përkthyer këtë si një humbje.