12.5 C
Tirana

Policia e Shkodrës vë në pranga 4r persona, tentyuan të korruptojnë policët pasi në makinë kishin 58 kg…

VENDI

Strukturat e Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë, si dhe për go ditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë na rkotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë na rkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë nar kotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde nar kotike, rreth 12 kg.

Në vijim të veprimeve nga policia, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nar kotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nar kotike”,

R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të kri mit” dhe

A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të kri mit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg can nabis sat iva, dy automjete dhe 4 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT