13.5 C
Tirana

Policia e kërkon, Agim Kajmaku fotografohet në mes të Tiranës

VENDI

Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku i cili është në kërkim policor, lëviz lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Sipas medias Exit News ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër. Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast. Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe shkruan kjo medie.

Ish-kreu i PS-së për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Ai nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019. Ai është akuzuar gjithashtu për fallsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT