11.5 C
Tirana

Policët dhe zyrtarët vendorë të arrestuar në Durrës dalin në gjyqë për masë sigurie

VENDI

Nis në gjykatën e Durrësit seanca per rivleresimin e mases se sigurise per 17 persona te arrestuar per korrupsion dhe shperdorim detyre.

Të arrestuarit janë persona që kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.
Këto persona dyshohet se lejuan ndëritme pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut.

Hetimi i SHÇBA-së zgjati disa muaj, me metoda speciale në bashkëpunim me prokurorinë e Rrrethit të Durrësit.
Po ashtu një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër është pezulluar nga detyra.

Shpërdorimi i detyres dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyres , dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT