‘Po të zgjodhëm kryeministër do na kthesh lekët?’, Tregtarja vë në siklet Bashën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar nga afër bizneset në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as batutat me tregtarët.

PUBLICITET

 

Një zonjë e ka pyetur Bashën, se po e zgjodhën kryeministër, çfarë do të bëjë ai.

Ndërkohë kryedemokrati i përgjigjet se do zbatoj ligjin.

Pjesë nga biseda:

 

Zonja: Ishallah kur vini ju na i ktheni

Basha:Të gjitha dëmet që ju janë shkaktuar, shteti duhet tju dëmshpërblejë.

Zonja: Kush shtet?

Basha: Shteti shqiptar, po pastaj varet se çfarë kryeministri keni në krye.

 

Zonja: Po po të zgjodhëm ty, ca do bësh? Do na i kthesh?

Basha: Do zbatoj ligjin. Nuk shoh xhepat e pesë oligarkëve, po tuaja.

Zonja: Po për pronat ca do bësh?

Basha: Do të flasim në një moment tjetër. Tani flasim për bizneset.

PUBLICITET