13.5 C
Tirana

‘Po shkoj të ushqej pulat’, policia italiane ndalon shqiptarin me koronavirus

VENDI

Policia e Sienas ka ndaluar një 35 vjeçar shqiptar që kishte shkelur karantinën.

35 vjeçari ishte duke ecur në rrugët e Sienës, kur policia iu afrua dhe e pyeti pse kishte dalë në orar të ndaluar.

“Po shkoj të ushqej pulat”, ka qenë përgjigja e shqiptarit, që nuk i ka bindur shumë karabinierët italianë.

Ata i kanë kërkuar një mjet identifikimi, dhe pasi kanë bërë kërkimin e emrit në sistem, u ka rezultuar se 35 vjeçari ishte i infektuar me koronavirus, dhe nuk i lejohej që të lëvizte nga shtëpia për asnjë motiv.

Policët e dërguan në shtëpi, ndërsa tani shqiptarit do t’i duhet të përballet me sanksionet që ka përcaktuar ligji italian.

Gjoba është 800 euro, por mund të reduktohet me 30% nëse paguhet brenda 30 ditëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT