11.5 C
Tirana

Po lëvizte me biçikletë, makina merr përpara të miturin

VENDI

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri është regjistruar këtë të premte në Fier.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në fshati Suk 1, në Roskovec, ku një mjet tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dënmtuar dhe një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

 

Ndërkohë 11-vjeçari, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

 

Policia ka shoqeruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT