14.5 C
Tirana

“Plani i vetëm i Edi Ramës ka bazë mashtrimin dhe gënjeshtrën”, kryetari i PD- së Shkodër Xhevdet Amuli për situatën aktuale

VENDI

Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim është kryefjala e qeverisjes së dështuar Rama. Këto muaj të pandemisë COVID-19 po i çjerrin maskën njëherë e mirë kësaj qeverisjeje që përveç mashtrimit, hajdutërisë dhe arrogancës nuk njeh asgjë tjetër.

Qeveria dhe kryeministri në vend që të menaxhojë situatën ashtu si duhet për të mos lejuar një kolaps ekonomik që mund të rezultojë fatal për Shqipërinë, merret me opozitën dhe kryetarin e saj duke lëshuar akuza e duke bërë ironi komplet të pavend në situatën ku ndodhemi, ndërkohë që ajo që duhet bërë është adaptimi i menjëhershëm i planit të masave të prezantuar ditë më parë nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Plani i vetëm i Edi Ramës ka bazë mashtrimin dhe gënjeshtrën, vetëm disa lojëra fjalësh nga të cilat nuk përfitojnë asgjë shqiptarët, por vetëm klika e Edi Ramës.

Nga 2 planet e tij të dështuara nuk përfitojnë asgjë shumë industri të rëndësishme për ekonominë e vendit siç janë turizmi, prodhimi e bujqësia. Këto industri po lihen në mëshirë të fatit ndërkohë që kryeministri i vendit po bën plane për lëvizjet e rradhës, legalizimin e kanabisit dhe amnisti fiskale.

Si mundet që një Kryeministër të tallet kaq shumë me popullin e tij ?

Ai po vë në rradhë të parë gjëra që në këto momente nuk janë thelbësore. Ai këtë amnisti nuk po e bën për emigrantët,të cilët prej vitesh po rropaten rrugëve të botës, por po e bën vetëm për të ndihmuar pastrimin e parave të pista të klientelës së tij.

Kjo është qeveria Rama që edhe në këto ditë pandemie mendon vetëm për përfitimet personale dhe të klikës së tij të oligarkëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT