Pjerin Ndreu tregon kërkesën për Ramën: Para 1 jave i propozova kryeministrit…

Bashkia Lezhë i ka kërkuar qeverisë që të rinovojë të gjitha pallatet e vjetra që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

PUBLICITET

Ku u miratua bonusi i qirasë edhe për 173 familje të tjera të ngelur të pastreha ngë tërmeti i fortë. Sipas Ndreut tashmë Lezha ka hyre në fazen e ridërtimit dhe se pallatet e vjetra nuk japin garanci të rast lëkundjesh të tjera sizmike.

Kanalizohen nëpërmjet Ministrisë së Rindërtimit të gjitha dëmet ku bën pjesë edhe qarku i Lezhës për vete jam partizan që të rinovohen të gjithë pallatet e vjetra pasi kanë çeduar.

Konkluzioni ka qenë që edhe ato që janë të banueshme janë të degraduara pasi janë pallate të vjetra. I kam propozuar kryeministrit në një takim që kemi pasur para 1 jave me bashkitë e prekura nga tërmeti që të bëhet një plan për rinovimin e qytetit.

Sepse unë nuk jap garanci dhe as ekspertët që nëse ka një tërmet me disa ballë edhe pse këto pallate janë të banueshme sot mund të rrëzohen tha Pjerin Ndreu kryetar i Bashkisë Lezhë.

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshem 10 pallate të ndërtuara para viteve 90 por numri i atyre që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti është shumë herë më i lartë.

PUBLICITET