6.5 C
Tirana

Pjerin Ndreu reagon për përgjimet nga “Bild”

VENDI

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, mbi përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku ai dëgjohet teksa komunikon me drejtorin e drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci.
“Përgjimet janë indicie, por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se komunikimi im s’ka të bëjë me shitblerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet”, shkruan Ndreu.
“Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”.

- Advertisement -

TE FUNDIT