16.5 C
Tirana

Pipero: Ekspozimi gradual me virusin krijon imunitet

VENDI

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se ekspozimi gradual i qytetarëve, veçanërisht i moshave të parrezikuara që janë dhe motorri ekonomik i vendit, do të ishte shumë pozitiv për të rënë në kontakt gradualisht me virusin dhe për të fituar imunitet.

Nga ana tjetër Pipero tha se: “Ky virus është me strukturë të qëndrueshme dhe ka pak gjasa të krijojë mutacion. Në rast se virusi nuk pëson mutacion, virulenca e tij vjen duke rënë. Ky është fakt i padiskutueshëm”, u shpreh mjeku.

Lidhur me mjekimet që po përdoren në botë për të trajtuar pacientët, Pipero tha se zyrtarisht nuk ka ende nje medikament anti Covid.

“Në një raport që vjen nga OBSH së fundit thuhet që ne ende nuk kemi një medikament anti Covid, por kemi lajme të mira midis tyre. Asnjë nga medikamentet që janë përdorur deri tani nuk rezulton që të jetë 99 përqind i saktë. Ende nuk kemi një medikament, as një vaksinë. Gjasat për të patur një medikament janë më të mëdha se sa për të patur një vaksinë.”/

I pyetur se kur mund të bëhet i parrezikshëm ky virus, Pipero tha: “Nëse do kemi një vaksinë rreziku, bie, por nëse nuk do kemi vaksinë, do një vit e gjysmë apo dy vjet të bjerë rrezikshmëria.

- Advertisement -

TE FUNDIT