6.5 C
Tirana

Petrit Malaj kundër Ermal Mamaqit? Ja si e komenton aktori Malaj filmin e Mamaqit.

VENDI

Mjeshtri i Madh i Kinematografisë njëherazi aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve Petrit Malaj ka ndarë me shikuesit e emisionit Vizioni i Pasdites jetën e tij artistike familjen dhe kinematografinë shqiptare.

Malaj ka dhënë një koment edhe për prodhimet shqiptare teksa ka shkuar më tej duke dhënë mendimin e tij për filmin e fundit të Ermal Mamaqit.

Unë do të mendoja që filmi është ndër gjinitë më të vështira të artit dhe do të thoja që jo çdokush mund të bëjë film. Nuk mund të cilësoj të bëj emërtesa të tilla për disa gjëra të cilat nuk i kam parë dhe do më vinte keq që të isha eks tremist në atë ide që mund të shfaq për dikë apo për dikë tjetër.

Megjithatë unë di të them që filma në Shqipëri bëhen pak filma që janë të mirfilltë bëhën pak. Çka nuk pëlqej unë një film që jepet sot në Tiranë jepet në Pallatin e Kongreseve.

Unë nuk mund ta shijoj filmin në Pallatin e Kongreseve. Unë di një herë që është bërë një fushatë zgjedhore në Pallatin e Kongreseve në 96 dhe një film ku unë interpretoja premierën e bëri në Pallatin e Kongreseve.

Nuk kishte për mua një gjë më të tmerrshme. Nuk shijova asgjë nuk i mora ndjesi filmit. Filmi është emocion filmi është sy filmi është shpirt filmin e dua ta kem aty është shprehur Malaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT