17.5 C
Tirana

Pesë ditë e izoluar në Itali, flet Elhaida Dani.

VENDI

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ishte në një lidhje nga Italia për emisionin Rudina. Ajo tregoi se prej ditësh është izoluar në shtëpi për shkak të situatës së krijuar në Itali nga koronavirusi.

Elhaida thotë se është e vështirë për shkak se gjithë familjen e ka në Shqipëri dhe jeton e vetme aty. Por kjo kohë, i ka dhënë mundësinë ti dedikohet gjërave që në një ditë normale nuk mundej.

Të them të drejtën situata është pak e komplikuar siç e dinë të gjithë. Qyteti është i heshtur. Kam patur kohë ama kjo është gjëja pozitive që tju dedikohem të gjitha gjërave që nuk kam kohë kur jam duke punuar kur kam një ditë tjetër një rutinë tjetër.

Prandaj tani studioj lexoj gatuaj të gjitha gjërat që nuk kam kohë ti bëj në një ditë normale. Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen.

Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja tju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve kur je në shtëpi me familjen me fëmijët apo miqtë që jeton është diçka tjetër nëse jeton vetëm.

Unë jetoj vetëm në Itali gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë është e lodhshme është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë çdo minutë por shyqyr që lidhemi me internetin me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase.

- Advertisement -

TE FUNDIT