Përse fëmija i dytë është gjithmonë më i komplikuar se i pari?

Shkencëtarët kanë përgjigjen, “fajtorë” janë prindërit

Studimi i paradokohshëm i cili ka tubuar mijëra familje nga Amerika dhe Danimarka, ka ardhur deri te rezultati që fëmija i dytë i lindur në familje sjell me vete sfida shumë më të mëdha.

Shkencëtarët shtojnë që fjala është për sfidën edhe më të madhe nëse ai fëmijë i dytë është djalë.

Shkencëtari Joseph Doyle, i cili ka udhëhequr studimin, thotë që është më se e sigurt që fëmija i dytë të ketë sjellje më problematike në krahasim me fëmijën e parë.

Dhe jo vetëm kjo, djemtë dytë të lindur për 20 – 40 për qind më vonë në jetë do të kenë problem me disiplinën në shkollë dhe me ligjin në krahasim me djemtë të cilët janë lindur të parët në familje.

Përfundimet e këtilla shpjegohen për shkak të mungesës së kujdesit të cilin prindërit ia ofrojnë fëmijës së dytë.

Kemi gjetur mjaft dallime në tretmanin prindëror dhe kujdesin i cili i ofrohet fëmijës së dytë e që më vonë shprehen në delikuencën e fëmijës, thonë shkencëtarët.

Edhe para se të filloni të kujdeseni se si do të pengoni fëmijën e dytë, qe disa lajme të mira.

Ekspertja për prindërim, Claire Halsey, thekson që pa marrë parasysh cili është me radhë fëmija i lindur, ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të ndikoni tek ata.

Ajo propozon tri metoda të lehta:

E para është me rëndësi të vëreni sjelljen e mirë të fëmijës. Lavdërojeni kur bën diçka të mirë, siç është ndihma të tjerëve, fjala e mirë apo kur të jetë i qetë kur diçka nga ai kërkohet.

Në vendin e dytë ju duhet t’i shërbeni si shembull i mirë. Ata ju vështrojnë vazhdimisht dhe shikojnë se çfarë bëni ju, ju për ta jeni shembulli më i rëndësishëm dhe modeli për sjellje të mëvonshme.

Në vendin e tretë është shumë me rëndësi t’i vendosni kufijtë e qartë. Këto do të jenë rregulla të cilat gjithmonë do t’i respektoni, si është: darka në tavolinë, jo në dysheme me lodra, përdorimi i fjalëve të mira, shkuarja në krevat për të fjetur gjumë në kohë të caktuar, etj.