16.5 C
Tirana

Përplaset për vdekje 60 vjeçari nga një furgon.

VENDI

Një aksident tragjik nga pakujdesia ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17 ku për pasojë ka humbur jetën një 60 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Marikaj ku këmbësori ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës por është përplasur për vdekje nga nëj furgon.

Sipas policisë furgoni drejtohej nga FV i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.

Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

TE FUNDIT