7.5 C
Tirana

Përplasen kamionët, vdes shqiptari në Itali (Emri)

VENDI

Një përplasje fatale mes dy kamionëve u ka marrë jetën dy personave në aksin rrugor Ascoli-Mare në Itali

Vik.timat janë dy shoferët, shqiptari Agron Bakaj 48 vjeç dhe Angelo Lucini 39 vjeç. Dy kamionët u përplasën pak para kryqëzimit për shkak të ngushtimit të rrugës si pasojë e një kantieri ndërtimi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën menjëherë, kurse shoferi i dytë ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Agron Bakaj jetonte prej vitesh në San Benedetto del Tronto, aty ku dhe punonte

Policia italiane është duke hetuar për të përcaktuar shkaqet e përplasjes së dy kamionëve. Për shkak të aksidentit tragjik, qarkullimi në aksin rrugor u bllokua dhe u krijua radhë kilometrike e automjeteve.

- Advertisement -

TE FUNDIT