6.5 C
Tirana

Përplasen fatalish makinat, plagosen disa persona

VENDI

Aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Pogradecit. Ngjarja siç bëjnë me dije burime policore, ka ndodhur në hyrje të këtij qyteti në afërsi të tunelit panoramik.

Të njëjtat burime bënë të ditur se nga përplasja e dy mjeteve janë dëmtuar pesë persona tre prej të cilëve kanë marrë dëmtime më të rënda. Policia ende nuk ka zbardhur dinamikën e aksidentit por burime pranë vendit të ngjarjes thanë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një manovrimi të gabuar të një prej drejtuesve të mjetit.

Në vendngjarje krahas ambulancave që kanë dërguar të aksidentuarit në spital për ndihmë mjekësore, ka patur edhe një mjet zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet. Vetëm pak ditë më parë pothuajse në të njejtin vend ka pasur një tjetër aksident me tre të lënduar.

Ç’ka tregon se tuneli panoramik ndoshta edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mungesës së ndriçimit para se të hysh në tunel është njollë e zezë në aksin rrugor Lin-Pogradec. Për disa minuta thanë të njëjtat burime nga përplasja e mjeteve është bllokuar edhe lëvizja brenda këtij tuneli.

- Advertisement -

TE FUNDIT