16.5 C
Tirana

Përplasen dy makina, plagosen katër persona

VENDI

Katër persona janë plagosur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh. banues në fshatin Mengël Elbasan është përplasur me mjetin tip “Citroen”.

Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lëmduar drejtuesja e mjetit “Cintroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT