Përplasen dy makina, një i plagosur.

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në Kavajë pranë vendit të quajtur Kryeluzje. Policia dhe ambulanca shkuan në vend ngjarje.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës dhe ndodhet jashtë rre zikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër çka ka shkaktuar përplasjen.

Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke shkaktuar radhë të gjata.