12.5 C
Tirana

PËRMBYTJET, BASHKIA SHKODËR INFORMON PËR SITUATËN

VENDI

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë
Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1395 Ha.
E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë: Deri në këto momente,
janë mbi 325 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit :
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit,
situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë :
Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta.
Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura.
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit .
Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin
Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës,
gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.
Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

- Advertisement -

TE FUNDIT