13.5 C
Tirana

Përkujtohet 14 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

VENDI

Këtë të marte në prishtinë u përkujtua 14-vjetori i vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ai udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e themeluarnë vitin 1989, me politikë e rezistencës paqësore kundër regjimit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë.
Për të kujtuar këtë figurë të ndritur të politikës u bënë homazhe pranë varrit të tij.

Per kryeministrin ne detyre Haradinaj angazhimi i Ibrahim Rugoves do te jetoje gjithnje.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti një akademi përkujtimore për nder të Rugovës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se Ibrahim Rugova ishte artikuluesi më i mirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Rugova punojë për idenë e pavarësisë, si prijës ishte i veçantë. Ai kundërshtoi propagandën serbe. U bë simbol i paqes dhe i dashurisë që gjithmonë ishte sunduar nga armë zjarri e terrori. U bë simbol i rezistencës, me çdo kusht provoj se Kosova i përket Evropës. I krijoj Kosovës shumë miq që patën ndikim, me ShBA dhe shtetet tjera mike

Vizionari dhe udhëheqësi i LDK-së Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në vitin 1992. Ai ishte në krye të shtetit deri në vitin 2000 për t’u rizgjedhur edhe në vitin 2004.

Rugova ndërroi jetë si president dy vite para se Kosova të shpallet shtet i pavarur dhe sovran.

- Advertisement -

TE FUNDIT