13.5 C
Tirana

Përgjimet, Pjerin Ndreu: Është komunikim normal me strukturat tona

VENDI

Gazeta gjermane “Bild” publikoi ditën e sotme 16 përgjime të reja, në të cilën ishin të përfshirë përfaqësues të Partisë Socialiste si dhe vet kryeministri Edi Rama.

Në një audio-përgjim, dëgjohet ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu teksa shantazhon mësuesit.

 

Në bisedën me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkon atij ti bëj presion drejtorit të shkollës që të deklaroj hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.

 

Ndërkoë, në lidhje më këto përgjime ka reaguar Ndreu, i cili shprehet materialet e publikuara nga gazeta gjermane nuk janë prova.

Ish-deputeti shprehet se ky është një komunikim normal dhe se socialistët duhet të votojnë partinë e tyre.

Reagimi

 

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as i LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.
Pergjimi eshte nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon !

Biseda e plotë:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

 

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

 

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT