16.5 C
Tirana

Për një gjumë të mirë dhe për të qetësuar stresin, mjafton një filxhan nga ky çaj.

VENDI

Një studim i publikuar në revistën BMC Complementary and Alternative Medicine zbuloi se kamomili jo vetëm që qetëson nervat por edhe përmirëson funksionin ditor të njerëzve që vuajnë nga pagjumësia. Sipas studimit thjesht aroma e kamomilit qetëson trurin dhe organizmin e stresuar.

Shkencëtarë të tjerë të fushës thonë se çaji i kamomilit rrit nivelet e melatoninës dhe serotoninës në organizëm. Këto dy hormone janë të domosdoshme për një jetë pa stres dhe shqetësime.

Një teori tjetër për efikasitetin e kamomilit thotë se flavonoidi apigeninë që gjendet te kamomili lidhet me receptorët e trurit dhe nxit qetësimin e tyre. Përveç stresit kamomili është shumë i mirë kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Ai eliminon simptomat klasike të ankthit.

Sa çaj kamomili mund të konsumojmë në ditë? Të rriturit që kanë probleme me gjumin mund të konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çaj kamomili në ditë. Një filxhan çaj duhet pirë patjetër përpara se të bini për të fjetur. Nëse vuani nga stresi dhe ankthi, ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre filxhanëve në ditë.

Sa kohë i duhet kamomilit të japë efekt në organizëm? Efikasiteti i çajit është i tëri në varësi të problemit. Nëse çajin e pini për tu relaksuar apo për gjumë, atëherë ndikimi i tij ndihet pas gjysmë ore deri në një orë.

Për përgatitjen e tij mjaftojnë dy lugë çaji me kamomil të thatë në një gotë ujë. Pas zierjes për 5 minuta, hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me kapak për 10 minuta. Më pas kullojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.

- Advertisement -

TE FUNDIT