10.5 C
Tirana

Pëllumb Pipero: Ja kur mendoj se përfundon karantinimi.

VENDI

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me studion e lajmeve të Fax News ka treguar detaje nga situata në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit duke thënë se ky është vetëm fillimi.

Ai ka deklaruar se parashikon që karantinimi totale të zgjas rreth 3 4 javë ndërsa pandemia deri në 4 muaj duke bërë apel nga ana tjetër që të zbatohen të gjitha këshillat e dhëna deri më tani si dhe kufizimet që janë vënë.

Pipero tha gjithashtu se askush nuk mund të flasë për shifra por bazuar tek përvoja e vendeve të tjera për çdo person që rezulton pozitiv ka një histori prej 10 deri 15 personave të tjerë që e kanë marrë infeksionin.

E kam konsideruar këtë epidemi si një ajsberg në kuptimin e asaj që shohim dhe asaj që nuk shohim. Mendoj se efektin e kësaj epidemie nuk e kemi parë ndërsa në 2 3 javët në vijim do të shikojmë të tjera shifra. Në 10 raste të konfirmuara përfshihen edhe 10 deri 15 raste të tjera në bazë të eksperiencave të kolegëve tanë në Kinë dhe Itali.

Jemi në fillimet e saj dhe askush nuk mund të flasë për shifra apo se sa do të zgjas. Të paktën do të kalojnë 4 muaj për të thënë se kaq ishte për këtë vit por kjo nuk është e thënë të jetë edhe koha e karantinimit për të cilën mendoj se është 3 deri 4 javë.

Për masat do thoja se janë adekuate të domosdoshme drastike por ende nuk janë ekstreme. Duke pasur në konsideratë se e vetmja mundësi për të ulur shkallën e përhapjes është të kufizojmë kontaktet. Për mua janë masa të marra në kohën e duhur.

Nëse bëjmë pyetje pse unë them se kurrë sduhet të pyesim pse për dje por çfarë do të bëjmë në vijim. Tia lëmë kohës të na gjykojë edhe ne mjekët marrim kritika dhe na thonë pse nuk u bë kjo.

Secili të mbrojë veten dhe duke mbrojtur veten mbron edhe edhe shoqërinë na lehtëson dhe na ndihmon edhe ne të tjerëve. Nuk janë pak të shtruar në spital janë 17.

Infektivi i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar skenarin e parë në varësi do të shtrihen në masa të tjera të parashikuara nga qeveria.

- Advertisement -

TE FUNDIT