9.5 C
Tirana

PD zbulon dokumentin. Bardhi: Qeveria ka dhënë ndihma për më pak se 10 mijë familje

VENDI

Një dokument i publikuar sot nga Partia Demokratike tregon se qeveria “Rama” ka shpërndarë ndihmë për më pak se 10 mijë familje. Ndërkohë kryeministri Edi Rama pretendon se janë dhënë gjithsej ndihma për 250 mijë familje.

Dokumenti shtetëror është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

“E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile. Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit. Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit?”,- shprehet Bardhi në një postim në Facebook.

Ai shton se “të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën. Regjimi i facebook-ut të Edi Ramës nuk e ndryshon dot faktin se sonte me mijëra fëmijë do të flenë me barkun bosh për shkak të dështimit të tij për t’u ardhur vërtet në ndihmë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT