12.5 C
Tirana

PD u rikthehet protestave: Si në 90, do rrëzojmë bustin e Edi Ramës.

VENDI

Kur kanë kaluar vetëm 2 ditë nga vendimi për mos hapjen e negociatave me BE-në, Partia Demokratike duket do ti rikthehet protestave, ndonëse nuk ka ende një datë konkrete. Ka qenë ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu që ka dhënë një lajm të tillë, teksa ka njoftuar se protestat do të zhvillohen në të gjithë vendin dhe që kanë vetëm një qëllim: Largimin e kryeministrit Edi Rama. Duke e krahasuar kreun e qeverisë Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha, Mziu shkruan se nga këto protesta do tiu ngjajnë atyre të viteve 1990, ku do të rrëzohet busti i Ramës.

Të gjithë shqiptarët RAMA IK. Protesta masive si në vitin ’90 për rrëzimin e bustit Rama, për shpëtimin e Shqipërisë, shkruan Mziu. Me djegien e mandateve, opozita e bashkuar ka zhvilluar 10 protesta kombëtare, ku si kusht kanë pasur largimin e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT