13.5 C
Tirana

Pas rihapjes së plazheve, avokati vendos të “terr orizojë” njerëzit që dalin për shëtitje

VENDI

Zyrtarët lokalë në Florida kanë vendosur të lehtësojnë disa prej masave të izolimit. Një nga këto masa, është rihapja e plazheve, me një orar të kufizuar sigurisht dhe vetëm për të shëtitur. Por, një avokat, beson se lehtësimet e masave, do të ndikojnë negativisht në përhapjen e pandemisë. Sipas tij, tashmë që njerëzve u dha pak më tepër liri-dalje, do të ketë një shpërthim më të madh të koronavirus.

 

Për këtë arsye, avokati ka zgjedhur një mënyrë për të “dëbuar” njerëzit nga plazhet dhe për t’i sensibilizuar ata që të qëndrojnë në shtëpi. Ai ka vendosur të maskohet si një personazh i cili njihet si “Grap Reaper”, i parë shpesh në filmat horror. I veshur me një mantel të zi, avokati shkon pranë çdo personi që shikon duke shëtitur në plazhet e Floridas apo grupimet e njerëzve dhe përpiqet t’i trembë.

 

Në një intervistë, ai tha:
Mendoj se plazhet tona janë hapur më shpejt seç duhej. Për këtë arsye jam këtu, për të bërë diçka që mendoj se është e nevojshme në këtë moment të pandemisë. Unë jam një nga personat që përfshihem në çdo kauzë për plazhet tona publike, por në këtë rast jam kundër këtij vendimi. Mendoj se kjo masë, do të shtojë rrezikun e përhapjes së pandemisë. Duhet të merren masa më të mira, të llogaritura dhe të mirë-menduara. E di që kjo që po bëj nuk është normale, por fundja nuk po jetojmë në një kohë normale apo jo?

- Advertisement -

TE FUNDIT