Pas Loredanës, gazeta zviceriane shkruan për Ledri Vulën.

Gazeta “20 minuten” mori një vëmendje të madhe në Shqipëri e Kosovë duke u cituar në shumë media për shkak të angazhimit të saj me çështjen e Loredanës.
Së fundmi, kjo media zviceriane ka shkruar për një tjetër shqiptar, por kësaj radhe në mënyrë pozitive. Ka qenë vetë Ledri që ka publikuar një foto të gazetës që i ka dedikuar një artikull këngëtarit.
“Superstari i Kosovës, e do Zvicrën”, -shkruan “20 minuten”. Media zviceriane ka shkruar për karrierën e Ledrit, për këngët dhe videot e tij shumë të dëgjuara brenda dhe jashtë Shqipërisë e Kosovës. Në intervistë, Ledri është shprehur se në Zvicër ndihet si në shtëpi dhe se është i lumtur që këngët e tij dëgjohen edhe atje.
Ai gjithashtu ka folur edhe për skandalin e Loredanës duke u shprehur se kjo nuk kontribuon në imazhin e shqiptarëve, por ka shtuar se Loredana është një artiste e talentuar. Duket se suksesi i Ledrit nuk paska të ndalur dhe nuk do të çuditeshim nëse shumë shpejt fama e tij do t`i kalonte kufijtë e vendeve shqipfolëse.